Shtëpinë në Kanada, oborrin në SHBA, ura më e shkurtër ndërkombëtare në botë!

Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufirin më të gjatë ndërkombëtar në botë. Përveç kësaj ato në mes vete kanë edhe kufij të çuditshëm.

Kufiri mes Kanadasë dhe SHBA’së shtrihet në një distancë prej 8,891 kilometrash.

E pikërisht në mes këtyre dy shteteve ekziston edhe ura më e shkurtër ndërkombëtare që lidh dy shtete. Kjo urë ndodhet në Zavikon Island, ku lidhë Kanadan dhe SHBA’në.

Mirëpo shtëpia që shihni në fotografi dhe ura, janë të një pronari që shtëpinë e ka në Kanada, ndërsa oborrin në SHBA.

Ura është e gjatë 9.8 metra. Kjo urë lidhë një ishull të Kanadasë dhe një ishull të SHBA’së dhe gjendet në mes të lumit Shën Lorenc.

Më poshtë keni një fotografi të kësaj ure, ku në të majtë është Kanada, ndërsa në të djathtë SHBA./Meteoballkan