Kosova shënoi fitore të rëndësishme ndaj Luksemburgut

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në parakualifikimet për ‘Euro2021’.

Në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, Kosova shënoi fitoren e parë në Grupin G, pas dy humbjeve të pësuara nga Luksemburgu në ndeshjen e parë dhe Britania e Madhe.

Kosova shënoi fitore të thellë ndaj Luksemburgut me rezultatin 109-88. Basketbollistët më të dalluar te Kosova ishin Dardan Berisha me 32 pikë, Divine Myles me 23 pikë, Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe Fisnik Rugova me 14 pikë.

Me këtë fitore Kosova mbanë gjallë shpresat për kalim tutje, teksa ndeshjen e fundit e zhvillon në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe më 17 gusht.