Këtë fundjavë priten reshjet e para të borës

Ditëve të fundjavës vranësirat sërish do të përfshinë rajonin tonë, e pasditen e së dielës paraqiten edhe të reshura shiu orëve të pasdites, që vende-vende mund të shndërrohen edhe në reshje të dobëta bore. Mirëpo këto reshje bore, nuk pritet të formojnë ndonjë shtresë të qëndrueshme bore.

Në ditët e fundit të tetorit mbetet mot kryesisht i vranët, me pak intervale me diell ditën e martë, e ditën e mërkurë me mundësi për të reshura shiu.
Cilësia e ajrit kalon edhe në vlera të dobëta përgjatë ditës së shtunë, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa të dielën edhe mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me vranësira, por pa reshje.
27.11 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Pasdite priten reshje shiu, që gjatë mbrëmjes edhe shndërrohen në reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë të rrafshit të Kosovës.
28.11 – Kryesisht vranët. Reshje të dobëta bore mund të vazhdojnë herët në mëngjes.
29.11 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.
30.11 – Kryesisht vranët, me mundësi edhe për reshje shiu.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe në -2C e 1C, e ato maksimale të dielën zbresin në 3C, ndërsa në fillim të javës rriten edhe deri në 7C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë shënon rritje lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht me tendencë të rënies. /PrishtinaWeather/