Kosova shënon fitore edhe ndaj Luksemburgut në parakulifikimet e Botërorit 2023

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.

Pas fitores ndaj Islandës, Kosova ka shënuar fitore edhe sonte ndaj Luksemburgut në udhëtim në kuadër të Grupit B.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 80-84 dhe tani ‘Dardanët’ bën një hap të madh për të kaluar në rrethin tjetër të kualifikimeve.
Me të dalluarit te Kosova ishin Drilon Hajrizi me 25 pikë, Erjon Kastrati me 19 pikë dhe Gëzim Morina me 13 sosh.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Sllovakisë. Kujtojmë që dy skuadrat e para të grupit kalojnë tutje.