Renditja e grupit të Shqipërisë pas fitores ndaj Moldavisë

0
165

Kombëtarja shqiptare ka mposhtur Moldavinë me rezultat 2:0 dhe me këtë fitore ajo i shton gjasat për kualifikim në Evropianin 2020.

Shqipëria e ka mposhtur ekipin moldav me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” me golat e Sokol Cikalleshit dhe Ylber Ramadanit.

Kjo është fitorja e dytë e Shqipërisë krahas dy humbjeve në Grupin H.

Kuqezinjtë gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 6 pikë të grumbulluara, tri më pak se liderët, Franca, Turqia e Islanda.