Kosovari dëbohet nga Zvicra pasi u akuzua për dhunim seksual: Thotë, se në Kosovë s’mund të integrohem

0
342

Një burrë nga Kosova që jeton në Zvicër që nga viti 1990, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është detyruar që të kthehet në vendin e tij kundër dëshirës, pasi i njëjti është dënuar për përdhunim, leja e qëndrimit u revokua me të drejtë, konstatoi Gjykata Administrative e Bernës.

Gjykimi i botuar të mërkurën(sot) nuk është ende përfundimtar. Burrit 61-vjeçar nga Kosova i lejohet të ankohet në gjykatën federale.

Gjykata e Lartë e Bernës e dënoi atë në vitin 2017 me 32 muaj burgim të pjesshëm për përdhunim dhe sulm seksual.

Një nga arsyet që ai kundërshtoi tërheqjen e lejes së qëndrimit në shteti e Zvicrës, ishte se ai nuk do të mund të gjente rrugën e tij në Kosovë pas kaq vitesh.

Sidoqoftë, gjykata administrative e konsideron kthimin në Kosovë si të arsyeshme. Burri është i njohur me gjuhën dhe kulturën e atdheut të tij dhe do të jetë në gjendje të integrohet përsëri atje.

Gjithashtu gjykata thotë depresionet i pretenduara nuk janë gjithashtu asnjë pengesë për dëbimin e tij në Kosovë. Sëmundja mendore gjithashtu mund të trajtohet në mënyrë adekuate në Kosovë, raportojnë mediat zvicerane.

Gjykata sqaroi se tërheqja e leje qëndrimit të 61 vjeçarit, është e justifikuar duke marrë parasysh seriozitetin e krimit.

Burri nga Kosova kishte thënë së fundmi se ishte ndjerë shumë keq për atë që ndodhi, por kjo për gjykatën ishte e pa kuptueshme pasi ai e kishte mohuar gjithmonë krimin në procedurat penale.
Ai gjithashtu raportohet se ka një mal me borxhe, gati 400 mijë franga.

Gjykata Administrative gjithashtu thekson se burri nga Kosova që akuzohet për përdhunim është “nën mesataren e integruar” në Zvicër.

Procesi i tij për përdhunim dhe sulm seksual, kontribuoi gjithashtu në borxhin e tij.

Kosovari u dënua të paguante rreth 64 mijë franga për shpenzime procedurale dhe dëmtime të viktimës./gazetametro.net