Kosovari me armë në valixhe, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Një qytetarë që po synonte të udhëtonte nga Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është arrestuar dje.

Nga zyrtarët doganorë është vërejtur se në valixhen e të dyshuarit kishte një armë harkore me gjashtë shigjeta 78 cm të cilat janë konfiskuar.

I dyshuari pas arrestimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.