Kosovarit ia keqpërdorin llogaritë bankare, kryejnë pagesa në shumë prej 5 mijë euro

Një person nga Fushë Kosova ka paraqitur rast në Policinë e Kosovës, pasi ka vërejtur se përmes rrjetit social Facebook, persona të panjohur deri më tani kanë keqpërdour llogaritë e tij bankare me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme.

Gazeta Online “Reporteri.net” nga burimet e veta në Polici mëson se të njëjtit persona kishin kryer pagesa me kartelat bankare të viktimës në shumë prej 4,700.77 eurosh.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorin.