KQZ ia refuzon kandidaturën numrit 3 në Prishtinë të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar certifikimin e kandidatëve për kryetar komune dhe asamble komunale për zgjedhejt e 17 tetorit.

Indeksonline përmes burimeve mëson se KQZ ia ka refuzuar certifikimin njërit nga kandidatëve për asamble komunale të Lëvizjes Vetëvendosje.

Egzon Azemi nuk do të mund të kandidoj për asamblist, pasi KQZ nuk e ka certifikuar.

Ai ishte numri 3 i listës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Përveç Azemit, KQZ ka refuzuar të certifikoj edhe 20 persona për kandidim.