KQZ-ja duhet ta pres vendimin e PZAP-it për votat nga diaspora për të shpallur rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet që të pres vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje vendimin e Gjykata Supreme për numërimin e 4 mijë e 639 votave nga diaspora.

Gjatë së premtes Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e votave të mërgatës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se për këtë çështje duhet të rivendos PAZP-i duke shtuar se od ta respektojnë vendimin dhe do të veprojnë në përputhje me të.

“Sipas vendimit, PZAP-i duhet të rivendos lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni dhe sigurisht se sikurse në të kaluarën do të veprojë në përputhje me vendimin e tij”, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, shpalla je rezultateve nuk mund të bëhen pa u marrë një vendim për këtë çështje, prandaj edhe duhet që të presin vendimin për të proceduar me hapat e tjerë.

“Po sigurisht se tashmë nuk është në dorën e KQZ-së kjo gjë, pasi varemi nga vendimmarrja e një institucioni tjetër. Do të presim vendimin për të proceduar më tej”.

Elezi ka sqaruar se brenda dy orësh do të përfundojnë edhe rinumërimi i katër vendvotimeve për të cilat dje mori vendim KQZ-ja.