Tre minatorë dërgohen pa vetëdije në Emergjencë

Tre minatorë të “Trepçës” janë dërguar pa vetëdije në Spitalin e Mitrovicës.

EO ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një autoambulancë dhe stafi mjekësor.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave. E ato janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

“Greva nuk ndërpritet në asnjë mënyrë pa marrë parasysh sfidat çka zhvillohet dhe çka na pret. Edhe në shëndet jemi të rrezikuar, shumë prej neve jemi me sëmundje kronike, tension të lartë, hipertension e shumë sene, por kemi me qëndru deri në fund”, ka thënë të enjten minatori Asllan Osmani.