KQZ-ja merr vendim, zëvendëson 11 deputetë që u bënë ministra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërjen e re, pasi 10 anëtarët e këtij institucioni u betuan para Presidentit të Republikës të enjten.

Vendimi i parë i kësaj përbërje ishte zëvendësimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës që u bën ministra.

Ata që u zëvendësuar pesë kandidatë janë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po kaq nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe një nga Nova Demokratska Stranka.