KQZ-ja shqyrton pezullimin e PSD-së dhe Lëvizjes për Bashkëveprim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të mërkurën rekomandimin për pezullimin e Partisë Socialdemokrate, është bërë e ditur në një njoftim për media nga ky institucion.

Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 13:30, ndërsa në rend dite është edhe rekomandimi për pezullimin e partisë politike Lëvizja për Bashkëveprim dhe rekomandimi për shlyerjen e borxheve të partive politike dhe subjekteve politike për periudhën 2014-2020 nga Regjistri i llogarive të arkëtueshme.