Sërish tërmet në Shqipëri

Pas tërmetit të fuqishëm të së shtunës me magnitudë 5.8 ballë, toka në Shqipëri nuk ka rreshtur së lëkunduri.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë shënuar gjashtë lëkundje të tjera.

Më e fuqishmja është shënuar në orën 01.24, me magnitudë 3.8 ballë të shkallës rihter, me epiqendër 30 kilometër në veri të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.

Një tjetër goditje është shënuar në 02.23 të mëngjesit të kësaj të mërkure, me magnitudë 3.4 ballë të shkallës rihter, me epiqendër 33 kilometër në veri të Durrësit.

Edhe katër lëkundje të tjera janë regjistruar ndaj të gdhiri, por me magnitudë më të vogël, siç mund të shikoni në foto.