Detaje se si ndodhi aksidenti që la të vdekur dy persona në Arllat të Drenasit

Në aksidentin e sotëm në Arllat të Drenasit mbetën të vdekur dy persona, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se viktimat nga Rahoveci ishin ndalur në shiritin emergjent me kamionetën e tyre, ku kishin të ngarkuar rrush dhe në atë moment vjen një kamion me ngjyrë të bardhë dhe e godet kamionetën.

Nga dëshmitarët okularë bëhet e ditur se zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i nxjerrin viktimat nga kamioneta për rreth dy orë. Pasi zjarrfikësit kanë arritur t’i eliminojnë pengesat për t’i tërhequr të aksidentuarit, B.H. kishte qenë pa shenja jete.

Kurse M.T. ishte transportuar për në Emergjencen e QKUK-së me shenja jete, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.