Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka shqiptuar gjoba për pronarët e shtëpizave në shesh.
Kjo për shkak se ata e kanë keqpërdorur energjinë elektrike duke e mbingarkuar rrjetin elektrik.
Kjo u konfirmua edhe nga drejtori i Inspekcionit në kryeqytet Adonis Tahiri, nëpërmjet llogarisë në Facebook.
Ka disa javë që janë vendosur këto shtëpiza në sheshet e Prishtinës dhe është kthyer në atraksion për qytetarët, sidomos mbrëmjeve duke shijuar pijet dhe ushqimin e nxehtë.