KQZ: Kandidati serb për zgjedhjet në veri është tërhequr nga gara me 2 dhjetor

Është tërhequr nga gara kandidati i vetëm serb për zgjedhjet e 18 dhejtorit në Mitrovicën e Veriut, Aleksandër Arsenijeviq.

Këtë e ka konfirmuar për Perisopin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut.

Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij “me vullnet të lirë”, ka thën Elezi për Periskopin.