Haradinaj: Ftesa e Kurtit për takim, ishte fyerje për mua

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është ndjerë i fyer nga ftesa e Kurtit për takim.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti ftesën e bëri një ditë pasi deklaroi largimin e taksës.

“Për mua kjo ka qenë një fyerje. Po të bëhej ftesa një ditë para konferencës për largimin e taksës do ta respektoja Kurtin”.

Haradinaj ka folur edhe për vrasjet e pasluftës dhe vrasjen e fundit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ai thotë se gjatë shkuarjes për ngushëllim te familja e Qerim Kelmendit u ka dhënë porosinë që të mos nxitohen.

“U kam thënë të mos nxitohen, sepse pikërisht ku mund t’iu dhemb zemra mund të mos jetë aty”.

Haradinaj thotë se tash Ministri i Brendshëm është i LDK-së ndërsa ajo e Drejtësisë nga Vetëvendosje dhe njerëzit nëse kanë informata le t’i dërgojnë te ta e të kërkojnë zbardhje të rasteve”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.