KQZ: Këto janë 18 subjektet politike që kanë aplikuar deri me tani për zgjedhjet e 14 shkurtit

Në orën 18:00, është afati i fundit nga subjekte politike për të aplikuar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa siç mund ta shihni më poshtë ende nuk kanë aplikuar asnjë nga subjektet e mëdha kosovare.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tash, 18 subjekte politike kanë aplikuar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërsa ka bërë të ditur se nga këto 18 subjekte, 11 janë parti politike, një koalicion dhe pesë iniciativa qytetare.

“17:00 – Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, pra nga 12 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë, ka thënë Elezi për Gazetën Metro.

Duhet theksuar se afati për aplikimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për subjektet politike përfundon sonte në ora 18:00.