KQZ: Ky është numri i votuesve deri në ora 11:00

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e parë për medie ka njoftuar se deri më tani nga informacionet e terrenit mësohet se në votime kanë dal rreth 9.64 për qind e qytetarëve.

“Duke u mbështetur në njoftimet e 94 për qind të komunave deri 174 mijë kanë dalur deri në ora 11, do të thotë rreth 9.64 për qind”, njoftoi Daka.

“Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2017, deroi në ora 11 kishte dalje në zgjedhje 8.45 për qind të votuesve”, tha Daka.

Ajo tha se përveç disa incidenteve të vogla të cilat kanë arritur t’i lokalizojnë me ndihmën e policisë dhe prokurorisë, nuk ka pasur ndonjë incident të madh.

Ndërsa e pyetur për gjendjen në Graçanicë, ajo tha se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë dhe se procesi i votimit është duke shkuar në rregull.