Xhelal Sveçla pyetet për punësimin e motrës së tij: Mos u merrni me budallallëqe të tilla

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, është zënë ngushtë nga gazetarja në konferencë për media, derisa është pyetur për punësimin e motrës së tij.

Ai është zënë ngushtë nga gazetarja, pasi e pyeti se cili është komenti juaj për këtë punësim, kur siç dihet Vetëvendosje ka qenë e zëshme kundër nepotizmit.

Këto deklarime të gazetares, Sveçla i quajti budallallëqe.

“Ne po flasim për një sulm terrorist dhe ju merreni me budallallëqe të tilla”, ka thënë ai.

Gazetarja i ka reaguar duke i thënë që këto nuk janë budallallëqe dhe ka kërkuar përgjigjen e tij, mirëpo Sveçla nuk u përgjigj fare.