KQZ në konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve: Në këtë orë publikohen rezultatet preliminare

Kanë përfunduar zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës dhe asaj të Mitrovicës së Veriut, me rreth 40 përqind të votuesve që kanë dalur për të votuar. Ndërsa, rezultatet preliminare priten rreth orës 21:00.

Kjo u konfirmua nga kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila dha detaje rreth procesit të sotëm zgjedhor.

“Procesi i sotëm zgjedhor është zhvilluar pa probleme. Ka pasur vetëm 6 raste me probleme gjatë gjithë ditës, numër i vogël.

Në procesin e sotëm zgjedhor kanë votuar rreth 40 përqind e votuesve.

Duke marrë parasysh se nuk kemi shumë vendvotime, dhe kandidatë ka pak, ne presim që diku rreth orës 21:00 më së largu të dalim me rezultatet preliminare.”, tha ajo./Fokusi.info/