Ndërroi jetë aktori dhe gazetari, Hafir Bislimi

Ka ndërruar jetë Hafir Bislimi, aktori, gazetari e moderatori nga Ferizaji.

Njoftimi është bërë i ditur në faqen e Teatrit “Adriana”.

Njoftimi i plotë:

“Teatri është në zi! Artistët janë të pikëlluar! Hafir Bislimi do të mbahet mend gjatë si një nga emblemat e gardës së vjetër të aktorëve ferizajas që shkëlqeu në dërrasat e Teatrit, në vitet më të vështira të artit tonë skenik.

E pikërisht në 8 vjetëshin kur kësaj bote i dha lamtumirën përgjithmonë ikona e teatrit ferizajas, Ismajl Rama, humbëm edhe njërin nga të rrallët e skenës teatrore ferizajase, Hafir Bislimin.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të artistëve!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Për të rikujtuar jetën dhe veprën e të ndjerit, Teatri “Adriana” nesër më 19.08.2019, ora 13:30, në sallën e Teatrit, organizon mbledhje komemorative.”