KQZ sot do të mbajë konferencë për medie

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, sot do të mbajë një konferencë për medie në orën 12:00 në selinë qendrore të KQZ’së.

Lajmi është konfirmuar nga zyra për media e KQZ’së përmes një komunikate për media.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 21 janar, ora 12:00) Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media”, ka thënë Elezi.

Kjo konferencë e Dakës vjen një ditë pasi KGJK ka verifikuar listat e partive politike dhe ka gjetur se dhjetëra kandidatë për deputet kanë probleme me ligjin.