Haradinaj e Limaj e quajnë Prekazin “themeli i demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Prekazin si vendin ku ndodhi “kthesa historike e lirisë sonë”.

Pas homazheve në komplesin memorial “Adem Jashari”, së bashku me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreu i AAK-së, tha se në këtë vend ka ndodhur kthesa më e shqiptarëve.

“jemi aty ka ndodhi kthese jonë, kthesa historike e lirisë sonë, kthesa e shqiptarëve në Prekazin legjendar me komandantin legjendar Adem Jashari, familja Jashari edhe krenaria jonë. Jam i nderuar që nderojmë te varret e heronjve, po ashtu edhe që ia uruam Pavarësinë të parit bacit Rifat”, tha Haradinaj.

E kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në Prekaz janë themelet e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, raporton eo.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, këto janë themelet e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ky përvjetor është rast i mirë për të gjithë ne për të uruar dhe kujtuar sakrificën”. Është mirë sot për t’i parë fëmijët e Kosovës si shtetas”, tha Limaj.