KQZ: Të gjitha qendrat e votimit në veri janë hapur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të vendit janë hapur me kohë.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në të gjitha 63 vendvotimet çdo ka nisur pa ndonjë pengesë.

“Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime”.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556 votues”, ka thënë Elezi.

Lini një Përgjigje