KQZ tregon se kur bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se zgjedhjet do të certifikohen nesër në ora 10:00.

KQZ nesër mban mbledhjen e radhës ku në rend të ditës ka certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme, që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, tha Elezi për GazetaBlic.

Kujtojmë se deri tash sipas rezultatet që janë publikuar në faqen e KQZ’së, fituese e zgjedhjeve ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ku ka marrë rreth 50 për qind të votave.E dyta vjen PDK’ja, me rreth 17 për qind të votave. Pastaj LDK’ja me 13 për qind dhe në fund AAK’ja që mori rreth 7 për qind të votave.

Nisma e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun duke marrë veç 2 për qind të votave.