Isa Mustafa: LDK është e gatshme për Qeveri të re, Kosova nuk është në gjendje për zgjedhje

Është duke u mbajtur takimi në mes presidentit të Kosovës si dhe liderët e partive.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa në këtë takim tha se Kosova nuk është gati për të mbajtur zgjedhje në këtë kohë kur po ballafaqohemi me virusin COVID 19.

“Në emër të LDK-së mund të them se e vlerësojmë që në këto momente nuk duhet të shkohet në zgjedhje, duhet të bëjmë përpjekje të formojmë një qeveri që mund ta qeveri vendin në mënyrë normale”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tha se LDK është e gatshme dhe se Kosovës I duhet një qeveri e qëndrueshme e funksionale.

“Vendit i nevojitet një qeveri që mund të funksionojë në mënyrë të rregullt. Momenti i tanishëm që po ballafaqohemi me epideminë nuk na mundëson të organizojmë zgjedhje normale zgjedhje të rregullta. Si LDK jemi të gatshëm, që të sigurojmë shumicën si parti e dytë dhe mendoj që këtë duhet ta bëjmë bashkërisht.”, tha Mustafa.