Krasniqi: Akuzat e Haradinajt për Kurtin-Osmanin-Konjufcën, janë tepër të rënda – do të duhej të kishte fakte

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar akuzat e bëra nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit aktual të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Krasniqi ka theksuar se akuzat e Haradinajt janë tepër të rënda dhe se si një ish-kryeministër do të duhej të përgjigjej me fakte dhe përgjegjësi rreth deklaratave të tij.

“Akuzat e Ramush Haradinajt për triumviratin Kurti-Osmani-Konjufca, janë tepër të rënda. Si ish kryeministër do të duhej të kishte fakte e përgjegjësi për atë që thotë. Haradinaj tha se kjo treshe mujnë me shkaktu luftë, me e ruejtë popullaritetin dhe votën e vet. Nëse për ato që po thotë ka fakte, institucionet e sigurisë duhet të reagojnë e shoqëria duhet të kthjellohet. Thjesht, kjo që po dëgjohet është shqetësuese.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.