Krasniqi: Bahri Fazliu pa dyshim që është një nga emblemat e lirisë sonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në 24 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazli bëri homazhe bashkë me anëtarë të tjerë të tjerë të PDK-së, shkruan arbresh.info.

Krasniqi tha se Bahri Fazliu është emblema e lirisë sonë.

“Jemi këtu për të përkujtuar veprën jetën dhe veprën e heroit të Kosovës Bahri Fazliu pa dyshim që është një nga emblemat e lirisë sonë dhe çlirimit të Kosovës dhe njerëzit që i kanë dhënë gjithçka për vendin tonë siç është gjithë familja e Bahriut familja e Fahri Fazliut dhe dëshmorët e tjerë qëndrojnë në themelet e lirisë dhe të shtetit që e gëzojmë sot”, tha Krasniqi.