Zyrtari i VV’së ia kujton Kurtit parullat të cilave tash si kryeministër s’po iu qëndron prapa

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Podujevës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, përmes një postimi në “Facebook”, e ka thumbuar  kryeministrin Albin Kurti, shkruan Fokusi.info.

Ai ka përmendur disa nga zotimet e VV-së gjatë zgjedhjeve si “Jo negociata-Vetëvendosje”, “Hajnat në burg”, Reciprocitet”, në bazë të të cilave sipas tij, Kurti ka marr vota.

Më tutje ai ka zgjedhuar edhe foljen votoj, teksa kur ka arritur tek përemri “ata”, ai shkroi se përfitojnë.

Postimi i plotë i tij:

JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!

HAJNAT NË BURG

RECIPROCITET

Duaje tënden – Prodhim i vendit

BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË

Unë votoj

Ti voton

Ai/Ajo voton

Ne votojmë

Ju votoni

Ata përfitojnë