Krasniqi i çon në Komisionin Disiplinor dy drejtorë të klinikave në QKUK

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi, i ka çuar në Komisionin Disiplinor dy drejtorë të klinikave në QKUK.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda SHSKUK-së se drejtorët e denoncuar në Komisionin Disiplinor janë Nehat Baftiu – drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Imri Jashari – drejtor i Kardiologjisë.

Sipas burimeve të Gazetës, Baftiu do të përballet me procedurat disiplinore për shkak të mungesës së një anesteziologu në kirurgji në kohën kur po kryheshin dy operacione në dy salla.

Vet Baftiu ka deklaruar se nuk e ka të qartë pse është raportuar në Komision emri i tij. Ai ka thënë se operacionet janë zhvilluar normalisht pasi ka punuar vet në salla.

Në anën tjetër Imri Jashari është dërguar në Komision për shkak të mungesës së kardiologëve në njësinë koronare para disa ditësh. Jashari këtë e kishte mohuar në një deklaratë për Gazetën, duke thënë se mjekët kanë qenë në vendin e punës.

Komisioni për mbarëvajtje në punë kishte gjetur parregullësi dhe mos respektim të