Krasniqi i reagon Kurtit: Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me fol sot

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili.

Për, këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ndonëse drejtësi e vonuar, megjithatë duhet përshëndetur për vendimin meritor final.

Por, thotë se ky rast nuk është thjesht drejtësi e vonuar, por edhe një jetë e humbur. Astrit Dehari, aktivisti ynë është marrë në burg për këtë akuzë.

Ndaj, postimit të Kurtit ka reagurr Frashër Krasniqi.

Ai ka thënë se Albin Kurti nuk ka të drejtë me fol për këtë çështje.

“Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast. Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot!

Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast.

Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë.

Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.

Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet.

Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala.

Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!