Krasniqi i Vetëvendosjes ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje është i ftuari i radhës i Gjykatës Sepciale.

Krasniqi, ish i burgosur politik, komandant i UÇK-së në Malishevë gjatë luftës ka thënë se ftesën e ka marrë të enjten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se do t`i përgjigjet kësaj ftese pozitivisht, duke i thumbuar deputetët të cilët e votuan themelimin e Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë:

Për hirë të imformimit të opinionit publik, njoftoj se pardje, datë 17 tetor 2019, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kam pranuar ftesë, që me datë 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitëm pran kësaj zyre, për të dhënë, prova, infomacione, dëshmi… siç thuhet në këtë ftesë.

Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 jamar 1998 — 31 dhjetor 2000!
Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjëshem të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan këtë gjykatë.

Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesè U Ç K -‐ së, sê Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj.

Ndryshe, Gani Krasniqi është babai i dëshmorit, Labinot Krasniqi.