Shtëpia e Bardhë: Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë nëpërmjet sekretares së shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.

Psaki duke kritikuar pretendimet që ajo i quajti të rreme të Rusisë së Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë armë kimike në Ukrainë, ka thënë se Rusia duhet të mbetet nën vëzhgim se mund t’i përdorë vetë këto armë.

“Tani që Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe Kina në dukje e ka mbështetur këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në vëzhgim të Rusisë sepse mund të përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë, ose të krijojë një operacion të rremë duke i përdorur ato”, ka shkruar Psaki në llogarinë e saj në Twitter.

Sekretarja e shtypit vuri gjithashtu në dukje “rekordin e gjatë dhe të mirë-dokumentuar të Rusisë për përdorimin e armëve kimike”, si dhe modelin e saj të “akuzimit të Perëndimit për shkeljet që vetë Rusia po kryen”, raporton CNN përcjell Klankosova.tv

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi në fillim të këtij viti për mundësinë që Rusia të kryejë një sulm të rremë ose të vërtetë me armë kimike si një pretekst i prodhuar për një pushtim në Ukrainë.

Deklarimet e Blinken erdhën përpara se të fillonte pushtimi i plotë i Rusisë.