Krasniqi: Kadri Veseli mungoi në varrim, ka bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë ditët në vazhdim

I pari i PDK’së Memli Krasniqi tha se ekipi mbrojtës i Kadri Veselit ka bërë kërkesë që t’i mundësohet vizita në Kosovë dhe janë duke e pritur vendimin.

Krasniqi tha se ekipi mbrojtës i tij ka bërë kërkesë që t’i mundësohet vizita në Kosovë dhe janë duke e pritur vendimin.

“Unë nuk mundem t’i komentoj procedurat e procesit të drejtësisë sepse nuk jam i njoftuar me to. Me sa jam njoftuar ekipi mbrojtës ka bërë një kërkesë dhe janë duke e pritur vendimin. Por në kuptimin njerëzor mund të them se ishte një ndjenjë e mungesës së Veselit. Por shpresoj që do të jetë në mesin tonë shumë shpejt”, tha Krasniqi.