Krasniqi: Keni faj që keni marrë detyra që s’mund t’i kryeni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria aktuale nuk është fajtore për rritje të çmimeve, por faji i saj, siç ka thënë, është se ka marrë përsipër detyra të cilat nuk mund t’i kryejë.

Krasniqi këtë deklaratë e ka bërë në seancën e jashtëzakonshme për media të martën, me të vetmen pikë të rendit të ditës, debat për ngritjen e çmimeve.

Sipas tij, qeveria aktuale pretendon se Kosova i ka punët më mirë madje edhe se Austria e Franca.

“Sipas ASK-së ka rritje 15 për qind për bukë e drithëra. Kjo e bën të qartë sa të vështirë e bën jetën e qytetarëve. Unë dhe të gjithë e dimë që nuk keni faj kryesor për ngritje çmimesh por keni faj që keni marrë detyra që ju mundeni e nuk dini t’i kryeni. Se për 3 muaj periudhë kohore po ju përsëritet historia e njëjtë si ajo me rrymën që nuk ditët qysh me reagu”, ka thënë Krasniqi.