Krasniqi kërkon “koalicion të gjerë” e pastaj zgjedhje: Kështu të ndodh nëse Kurti s’ka guxim

Rreth ngjarjeve të fundit tensionuese në Kosovë, ka reaguar edhe profesori Milazim Krasniqi.

Ai përmes një postimi ka treguar mendimet e tij se si mund të dilet nga kjo krizë.

Fillimisht ai ceku dorëheqjen e nevojshme të katër kryetarëve të komunave në veri, dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ato vende, pastaj dërgimi i draft statutit në Gjykatën Kushtetuese.

Krasniqi foli edhe për zbatimin e e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth manastirit të Deçanit, “në pako me rregullimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë me një Marrëveshje Themeltare (Temeljni ugovor) të qeverisë së Kosovës me KOS (jo me qeverinë e Serbisë.)”, shtoi ai.

Ai më tutje shtoi se nëse qeveria e tanishme nuk mund t’ju bëj ballë vendimeve të tyre, si dhe vendimeve të cilat priten nga ata, le të shkohet në zgjedhje të përgjithshme.

“Ky është një realitet absurd i llojit të vet, prandaj do të duhej të gjendej rruga që të dilet nga kjo situatë absurd”, shtoi më tutje ai.