Veseli bën homazhe pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri dhe Bahri Fazliu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e legjislativit, raporton Ekonomia Online.

Më pas Veseli është nënshkruara në librin e zisë.Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytete.

Prej orës 10:00 deri në ora 11:30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit, ndërsa prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Nga ora 13:00 mbahet ceremonia e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani në Prishtinë, pranë veprimtarit Adem Demaçit.

Qeveria pati miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve, para festës së 28 nëntorit.