Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë të derivateve mbrëmë pas orës 21:00 në fshatin Fshaj të Gjakovës.

Dy persona të dyshuar dhe nën kërcenim e armëve e kanë rrahur punëtorin dhe kanë arritur që të marrin rreth 435 euro dhe më pas janë larguar prej vendit të ngjarjes.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.