Krasniqi kërkon zgjedhje të reja: Bujrum, po mendojnë që i fitojnë 60-70 për qind

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë në “Pressing” të T7, ku ka folur për situatën në veri të vendit.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti e ka përgjegjësinë për krejt situatën në të cilën është Kosova. Tutje, ai tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Nëse do të kishte mundësi me rrëzu me mocion, njeriun që i vjen kërkesa jam unë. Por nuk e krijoj një qeveri me këtë legjislaturë. Sot publikisht nuk duhet të ketë kurrfarë kombinatorike, mandati duhet me iu kthy qytetarëve, apo mendojnë që munden me fitu vota, po thonë kemi me i fitu 60-70%, bujrum”, ka thënë Krasniqi.