Krasniqi: Kjo qeveri përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve.

“Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shpërndarë edhe një video me paragrafë nga raporti i Komisionit Evropian për këtë çështje.