Dronët bombardojnë Kievin, në pritje të sistemeve “patriot” nga SHBA

Sulmet ruse me dronë kanë dëmtuar 5 ndërtesa në Kiev të Ukrainës, edhe pse sistemet e mbrojtjes ajrore asgjësuan shumë sulme të tjera.

Sipas autoriteteve, nga sulmet nuk ka pasur viktima, por ato tregojnë se sa i cënueshëm mbetet kryeqyteti i vendit nga sulmet ruse, që kanë shkatërruar infrastrukturën.

Sulmet terroriste nisën këtë mëngjes me dronë. Sipas informacioneve paraprake, 13 u qëlluan dhe u rrëzuan nga sistemet ajrore ukrainase. Jam krenar për këtë”, u shpreh Zelenksi.

Që prej tetorit, Rusia ka nisur të vërë në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke qëlluar valë raketash dhe duke kryer sulme me dronë.

“Dimri po vjen, si mund të mbijetojmë në këto kushte? Çfarë kërkojnë nga ne? Ata nuk po na lënë të jetojmë”, tha një banor i Kievit.
Sipas Euronews
Uashingtoni mund të njoftojë së shpejti furnizimin e Ukrainës me “Patriot”, një nga sistemet mbrojtëse më të avancuara amerikane, për të cilin aleatët evropianë janë në garë për t’u pajisur.