Krasniqi ngushëllon familjen Veseli: Zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen Veseli për humbjen e kryefamiljarit, Fazlisë.

Ai ka thënë, se baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Ngushëllimi i plotë:

Lamtumirë, Baca Fazli!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli.

Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.

Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.

Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella.

Pusho i qetë, Baca Fazli!