Krasniqi përplaset me Konjufcën: Mos e përmend më Kadri Veselin

Sërish sonte në ‘Rubikon’ janë përplasur Memli Krasniqi i PDK’së dhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes.

Përderisa Konjufca nisi me akuza ndaj Kadri Veselit, Krasniqi me ton të lartë ia ktheu:

‘’Kadri Veselin mos e përmend më, hiq. Prej sotit thuaj vec kryeministër’’.

‘’Fol për njeriun që e ka kallë Qeverinë’’, duke aluduar tek Albin Kurti,transmeton Periskopi.

’Ju nuk e doni e as nuk e respektoni Kosovën. As himnin e flamurin. Na nuk kemi vija të kuqe sikurse ju që krejt mas datës 7 keni me i bë të gjelbërta. Një njeri që është i dhunës, ka ndjek njerëzit me stupca. Ju jeni të njejtit.’’, tha Krasniqi.

Ndërsa Konjufca ia ktheu se kur ‘’PDK ka pasë pushtetin me rastin Toka, cka ka bërë me drejtësinë’’.