Krasniqi: Ramiz Lladrovci është kandidat i PDK-së në Drenas

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së.

“Është një situatë që unë e kam trashëguar, por që deri tash kam diskutuar me të gjithë, qëllimi është i thjeshtë, qështjet personale, hatër mbetjet janë më pakë të rëndësishme, se sa organizimi i të gjithëve që është Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci është kandidat i PDK-së, kjo ka qenë edhe e pacenueshme dhe e pa kontestueshme “, tha Krasniqi në Prime Time në Kanal10.

Ndryshe dega e PDK-së në Drenas përkrah kandidatit, Driton Ajazin për kryetar të Drenasit.