Krasniqi: S’ka më listë të pritjes për Rezonancë Magnetike

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilëve u duhet të kryejnë Rezonanca Magnetike.

Krasniqi tha se s’ka më listë të pritjes për këtë rezonancë.

Ai deklaroi se prej nesër, pacientët nuk do të presin për kryerjen e Rezonancës Magnetike, transmeton Indeksonline.

“Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në terësi lista e pritjes”, tha Valbon Krasniqi.

Duhet përkujtuar që për shumë pacientë ka qenë pproblem shpesh herë pritja e gjatë për Rezonance Magnetike.