Ndahet nga jeta veterani dhe invalidi i UÇK-së Agim Elezkurtaj

Pas një sëmundje të shkurtër është ndarë nga jeta veterani dhe invalidi i UÇK-së nga fshati Zhur i Prizrenit, Agim Elezkurtaj, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik në rrjetet sociale miq, kolegë dhe bashkëveprimtarë të tij.

Varrimi bëhet sot, datën18 maj 2020, në orën 13:00 në varrezat e fshatit Zhur.