Krasniqi: Suksesin në parandalimin e pandemisë e kanë mjekët dhe jo qeveria

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se qeveria në detyrë e Kurtit nuk e ka menaxhuar siç duhet pandeminë.

Ai tha se Kosova është një ndër vendet me më së paku teste në botë kundër koronavirusit.

“Qeveria nuk e ka menaxhuar siç duhet pandeminë. Kosova është vendi me teste më të pakta në botë përveç dy shteteve të tjera”, është shprehur Krasniqi.

E suksesin e Kosovës në parandalimin e pandemisë e kanë mjekët dhe jo qeveria.

“Falënderone Klinikën Infektive dhe mjekët, jo qeverinë”.

Tutje, Kasniqi tha se qeveria ka qenë totalisht neglizhente në rritjen e numrit të testeve kundër koronavirusit.

“Qeveria ka qenë totalisht neglizhentë në rritjen e numrit të testeve”, shtoi Krasniqi.