Sonte Bullgari-Kosovë, ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja palët

Kosova luan sonte në Sofje ndaj Bullgarisë, në një sfidë që vlen shumë për dy skuadrat.

Bullgaria dhe Kosova kanë nga dy pikë, por epërsia e djemve të Bernard Challandes është se bullgarët e kanë zhvilluar një ndeshje më tepër, kështu që sonte do të kërkojnë me çdo kusht trepikëshin.

Sfida fillon prej orës 20:45, ndërsa në stadium nuk pritet të jenë më shumë se 8000 shikues.

Prej tyre, 500 do të jenë tifozë të Kosovës.

Danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis Rasmussen dhe Victor Skytte.

Kosovës do t’i mungojnë në këtë ndeshje Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha dhe Herolind Shala.